Ndërtesa e Universitetit të Oksfordit është mbyllur për shkak të okupimit nga grupet e protestave pro-palestineze.
Aksioni i Oksfordit për Palestinën (OA4P) ka organizuar një protestë në zyrat e universitetit në sheshin Wellington, raporton BBC.
Grupi po kërkon një takim me universitetin, për t’i rishikuar politikat e tij lidhur me konfliktin Izrael-Gaza.
Një numër i madh i forcave policore është parë në vendngjarje.
BBC-ja raporton se qindra njerëz kanë mbetur jashtë ndërtesës, pasi po u ndalohet hyrja nga policia.
Disa prej protestuesve janë brenda ndërtesës dhe një flamur palestinez është vendosur jashtë një dritareje, bashkë me një listë të kërkesave.
Edhe
Rreth 900 të arrestuar në protestën e Londrës për Palestinën
Universiteti nuk i është përgjigjur ende kërkesës së protestuesve.
Më shumë se 35,000 njerëz janë vrarë në ofensivën e Izraelit në Gaza, sipas ministrisë së Shëndetësisë së Gazës.
Izraeli hedh poshtë akuzat se po angazhohet në akte gjenocidale në fushatën e tij në Gaza dhe ka këmbëngulur se ka të drejtë të mbrohet pas inkursionit të armatosur nga Hamasi më 7 tetor.
-
Protestojnë asistentët e Mjekësisë: Rektorati po i lë katedrat pa profesorë
-
Protestojnë studentët në Beograd, përplasen me policinë
-
Izraeli mbyll kalimet kufitare të Gazës, palestinezët nxitojnë të grumbullojnë ushqim
-
Forca të armatosura vërshojnë universitetet e Iranit për të shtypur protestat e studentëve