Botë

Arrin në mbi 1400 numri i të vdekurve nga tërmeti në Afganistan

Afganistan

Numri i të vdekurve nga tërmeti vdekjeprurës në Afganistan është rritur në mbi 1400, ndërkohë që sipas autoriteteve janë edhe mijëra persona të lënduar, shkruan Reuters. 

Të paktën 1411 persona kanë vdekur, 3124 janë lënduar dhe mbi 5,400 shtëpi janë shkatërruar, tha zëdhënësi i administratës talebane, Zabihullah Mujahid.

Tërmeti prej 6.0 shkallë të Rihterit goditi provincën Kunar të dielën vonë. 

Numri i të vdekurve mund të rritet, pasi besohet se shumë njerëz janë nën rrënoja. Operacioni i kërkim-shpëtimit është vështirësuar për shkak të terrenit malor, si dhe shumica e rrugëve janë bllokuar nga rrëshqitjet e dheut dhe gurëve. 

OBSH-ja ka bërë të ditur se sistemi shëndetësor i stërngarkuar dhe shpërndarja e ndihmave në zonat e prekura është njëra nga sfidat më të mëdha. 

Britania dhe India janë në mesin e shteteve të cilat kanë ofruara ndihmë.  

Lexo përditësimet tjera
Afganistan

Shkon në 900 numri i viktimave nga tërmeti në Afganistan, kërkohet ndihmë ndërkombëtare

Ka shkuar në 900 numri i të vdekurve, pas tërmetit vdekjeprurës në Afganistan, ka njoftuar zëdhënësi...