Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SHBA

Arrestohen qindra protestues të tjerë kundër luftës në Gaza në kampuset universitare

Protestat në kampuset universitare

Protestat në kampuset universitare

Foto: Associated Press

Policia ka arrestuar qindra protestues të tjerë në të gjithë SHBA-në, ndërsa protestat kundër luftës në Gaza po intensifikohen nëpër kampuset universitare atje.

Rreth 108 arrestime u bënë në Kolegjin Emerson, ka bërë të ditur policia e Bostonit për CBS News.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më herët, 93 persona në Universitetin e Kalifornisë Jugore në Los Anxhelos u arrestuan me akuza për shkelje.

Protestuesit dhe policia u përleshën gjithashtu në Universitetin e Teksasit në Austin. Autoritetet thanë se 34 persona u arrestuan gjithashtu atje.

Universitetet në të gjithë SHBA-në kanë parë një numër në rritje studentësh që largohen nga klasa ose përpiqen të ngrenë kampe për të protestuar kundër fushatës ushtarake të Izraelit në Gaza.

Arrestimet e fundit pasojnë të tjera në Columbia, Yale dhe New York University.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka quajtur antisemitike protestat të mërkurën, derisa ka kërkuar nga autoritetet atje që të ndërhyjnë.

Në një video deklaratë të lëshuar të mërkurën, Netanyahu ka thënë se "turmat antisemite kanë pushtuar universitetet kryesore" ku "ata bëjnë thirrje për asgjësimin e Izraelit".

Studentët kanë marrë një paralajmërim prej 10-minutash nga helikopterët e Policisë që të shpërndahen. Ato që refuzuan u arrestuan.

Protestat raportohen të kenë qenë paqësore në fillim, mirëpo më vonë u tensionuan me prezencën e policisë. Derisa një polic u mudua të arrestonte një grua, protestuesit gjuajtën shishe të ujit në drejtim të tyre, me thirrje për ta lëshuar atë.

LEXO EDHE: