Të paktën gjashtë persona janë vrarë në përleshjet e fundit kufitare mes Sudanit të Jugut dhe Ugandës, dy vende aleate prej kohësh, në një zonë ku pretendimet e kundërta për një kufi shpesh shkaktojnë përplasje të vogla ushtarake.
Zyrtarët nga Sudani i Jugut kanë thënë se trupat e dy ushtrive u përfshinë në një shkëmbim zjarri të hënën në distriktin Kajo Keji të Sudanit të Jugut, ku u vranë pesë ushtarë të Forcave të Mbrojtjes së Popullit të Sudanit të Jugut (SSPDF).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZëdhënësi i ushtrisë së Ugandës, Felix Kulayigye, deklaroi se ushtarët e Sudanit të Jugut kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në rajonin e West Nile të Ugandës dhe kishin refuzuar të tërhiqeshin, çka çoi në përplasjen me armë ku mbeti i vrarë edhe një ushtar ugandez.
Uganda ka mbështetur për dekada forcat besnike të presidentit të Sudanit të Jugut, Salva Kiir, qysh nga lufta për pavarësi e deri te lufta civile që pasoi pavarësinë në vitin 2011.
Zyrtarët e qarkut Kajo Keji deklaruan se pesë ushtarë të SSPDF-së u vranë në një sulm të befasishëm nga forcat e Ugandës, të cilat ishin të mbështetura me tanke dhe artileri.
Zëdhënësi i SSPDF-së, Lul Ruai Koang, u shpreh në një deklaratë të publikuar të martën mbrëma se një komitet i përbashkët kufitar ekzistues do të shqyrtojë mënyrat për të gjetur një zgjidhje paqësore për këto tensione të përsëritura në kufi.
Në muajin mars, Sudani i Jugut e kishte ftuar ushtrinë e Ugandës për të ndihmuar në forcimin e sigurisë në kryeqytetin Juba, pas përkeqësimit të marrëdhënieve mes presidentit Salva Kiir dhe rivalit të tij, zëvendëspresidentit të parë Riek Machar.