Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Alarm pas rasteve të fundit në anijen turistike: Çfarë është hantavirusi dhe sa i rrezikshëm është?

hantavirus

Pas shpërthimit të fundit të hantavirusit në anijen turistike “MV Hondius”, ku deri tani janë raportuar tre viktima dhe disa raste të infektimit, autoritetet shëndetësore ndërkombëtare kanë ngritur alarmin për këtë virus të rrallë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe disa shtete po gjurmojnë pasagjerët e anijes, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për variantin “Andes”, një nga format më të rrezikshme të hantavirusit.

Por çfarë është në të vërtetë hantavirusi?

Hantavirusi është një virus që transmetohet kryesisht nga brejtësit, sidomos përmes urinës, feçeve ose pështymës së tyre. Njerëzit mund të infektohen duke thithur grimca të kontaminuara në ajër, veçanërisht në ambiente të mbyllura ose zona ku ka prani të minjve dhe brejtësve të tjerë.

Ky virus mund të shkaktojë dy forma të rënda të sëmundjes: sindromën pulmonare, e cila prek mushkëritë, dhe ethen hemorragjike me dëmtim të veshkave.

Edhe Një shtetas i tretë britanik dyshohet se është infektuar me hantavirus Botë 2 muaj më parë Një shtetas i tretë britanik dyshohet se është infektuar me hantavirus

Simptomat fillestare zakonisht përfshijnë: temperaturë të lartë, lodhje, dhimbje muskujsh, marramendje, të vjella dhe probleme me frymëmarrjen.

Në rastet më të rënda, pacientët mund të zhvillojnë insuficiencë respiratore dhe komplikime fatale.

Ekspertët thonë se hantavirusi nuk përhapet lehtë nga njeriu te njeriu, por varianti “Andes”, i identifikuar në Amerikën e Jugut, është një nga të paktët që mund të transmetohet në raste të rralla përmes kontaktit shumë të afërt.

Sipas raportimeve, shpërthimi në anijen “MV Hondius” dyshohet të ketë nisur pas ekspozimit të disa pasagjerëve ndaj zonave ku kishte brejtës gjatë udhëtimit në Amerikën e Jugut.

Edhe Rritet numri i rasteve të Hantavirusit Botë 1 muaj më parë Rritet numri i rasteve të Hantavirusit

Aktualisht nuk ekziston një trajtim specifik apo vaksinë për hantavirusin, ndërsa mjekët theksojnë se diagnostikimi dhe trajtimi i hershëm janë kyç për mbijetesën e pacientëve.

Hantavirusi për herë të parë u indentifikua gjatë luftës mes dy Koreve (1950 - 1953), ndërsa u zbulua zyrtarisht në vitin 1978.