Aeroplanmbajtësja amerikane "Abraham Lincoln" dhe anije luftarake mbështetëse kanë mbërritur në Lindjen e Mesme, kanë thënë dy zyrtarë amerikanë për Reuters të hënën.
Trumpi ka thënë të enjten se Shtetet e Bashkuara kishin një "armadë" që shkonte drejt Iranit, por ka shtuar se shpresonte se nuk do të duhej ta përdorte atë.
Anijet luftarake filluan të vendoseshin nga rajoni i Azi-Paqësorit në fillim të këtij muaji, ndërsa tensionet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara u përshkallëzuan pas shtypjes së protestave në të gjithë Iranin.
Trumpi ka kërcënuar vazhdimisht të ndërhynte nëse Irani do të vazhdonte të vriste protestues, por demonstratat në të gjithë vendin janë zbutur që atëherë.
Presidenti ka deklaruar se i ishte thënë se vrasjet po pakësoheshin dhe se ai beson se aktualisht nuk ka ndonjë plan për ekzekutimet e të burgosurve.
Ushtria amerikane në të kaluarën ka shtuar numrin e forcave në Lindjen e Mesme në kohë tensionesh të larta, lëvizje që shpesh kishin karakter mbrojtës.