Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

99 për qind të pasurisë Bill Gates do t’ia falë Afrikës

Bill Gates

Bill Gates

Foto: Associated Press

Miliarderi amerikan, Bill Gates, është shprehur se shumicën dërrmuese të pasurisë do t'ia falë Afrikës, me qëllim që të përmirësohet shëndetësia dhe arsimi në 20 vjetët e ardhshme, ka shkruar BBC-ja.

69-vjeçari është shprehur se “duke çliruar potencialin njerëzor përmes shëndetit dhe arsimit, secili vend në Afrikë duhet të jetë në rrugën e prosperitetit”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Duke folur në kryeqytetin e Etiopisë, Addis Ababa, Gates iu ka bërë thirrje inovatorëve të rinj afrikanë që të mendojnë se si të ndërtojnë inteligjencën artificiale, për të përmirësuar kujdesin shëndetësor në kontinent.

Gates ka njoftuar në maj se do të dhurojë 99 për qind të pasurisë së tij, që pret të arrijë në 200 miliardë dollarë deri në 2045-n.

“Kohët e fundit mora një angazhim që pasuria ime do të dhurohet gjatë 20 viteve të ardhshme. Pjesa më e madhe e këtij financimi do të shpenzohet për t’ju ndihmuar t’i adresoni sfidat këtu, në Afrikë”, u shpreh ai.