Një 40-vjeçar ka vdekur pasi është sulmuar nga një peshkaqen në buzë të Barrierës së Madhe të Shkëmbinjve në Australi.
Kapelani Luke Walford, ishte brenda ujit në ishullin Humpy, me familjen e tij kur u sulmua të shtunën pasdite nga peshkaqeni, kanë njoftuar autoritetet lokale, raportoi BBC-ja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai vdiq në vendngjarje rreth një orë pasi u sulmua.
Zona ku ai u sulmua është e njohur për zhytje.
Sulmi i fundit fatal nga peshkaqenët në Australi ndodhi në dhjetor të 2023-tës, kur një djalë adoleshent u sulmua në jug.
Vetëm këtë vit, ka pasur katër incidente të tjera të peshkaqenëve në Australi, sipas një bazë të dhënash lokale.
Përveç SHBA-së, Australia njihet ndër vendet me më së shumti sulme të peshkaqenëve.