Botë

25 të vdekur nga një sulm me bombë në një kishë në Siri

Siri

Foto: Associated Press

Të paktën 25 persona kanë mbetur të vdekur nga një sulm vetëvrasës me bombë në kishën Mar Elias në Damask të dielën, ka raportuar të hënën agjencia shtetërore e lajmeve të Sirisë SANA duke cituar ministrinë e Shëndetësisë të vendit.

Ky ishte sulmi i parë vetëvrasës me bombë në Damask që kur Bashar al-Assad është rrëzuar nga një kryengritje rebele e udhëhequr nga islamistët në dhjetor.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë menjëherë të dielën, por ministria e Brendshme siriane ka thënë se një ekstremist nga grupi i Shtetit Islamik ka hyrë në kishë, ka qëlluar drejt njerëzve atje përpara se të qonte veten në ajër me një jelek me eksploziv..

Dëshmitarët kanë thënë se personi i armatosur me fytyrë të mbuluar ka hyrë dhe ka qëlluar drejt njerëzve.

Kur turma është sulur drejt tij për ta larguar nga kisha, ai e ka aktivizuar rripin me eksploziv.