Rreth 25 persona raportohet të kenë vdekur në Tajlandë të martën kur një autobus shkolle që transportonte studentë dhe mësues në një ekskursion në terren mori flakë në periferi të kryeqytetit Bangkok.
Autoritetet qeveritare kanë njoftuar se 16 pasagjerë janë duke marrë trajtim në spital, derisa policia ende nuk e ka konfirmuar numrin e saktë të vdekurve ose të lënduarve, raporton Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistri i Brendshëm, Anutin Charnvirakul, në një prononcim për media ka thënë se rreth 25 persona kanë vdekur, duke shtuar se shkaqet e incidentit janë ende duke u hetuar.