Një 14-vjeçare me origjinë nga Mali i Zi është arrestuar pasi dyshohet se donte të kryente sulm në Graz të Austrisë. Gjatë kontrollit në shtëpinë e saj, hetuesit gjetën sëpata, thikë, foto dhe video me prerje kokash.
Ajo kishte një qëllim: të vriste të gjithë jobesimtarët, raporton “Kronen Zeitung”.
Sipas policisë, vajza kishte blerë sëpatë, thikë dhe rroba për të sulmuar njerëzit në mënyrë të rastësishme në Graz.
Ajo u dërgoi foto të planit të sulmit njerëzve që “mendojnë njëjtë” përmes aplikacionit Telegram.
Sulmi supozohej të ishte “i drejtuar ndaj të pafeve”, dhe plani përfshinte vrasjen e rastësishme të “njerëzve të veshur me të zeza” dhe vrasjen e “sa më shumë të ishte e mundur”.
Policia austriake nuk e di saktësisht se kur ishte planifikuar të kryhej sulmi, por janë të sigurt se sulmi do të kishte ndodhur.
“Ne supozojmë se kjo ishte e pashmangshme”, ka thënë zëdhënësi i policisë Fritz Grunding.
Edhe
Tentim vrasja në Ferizaj: 16-vjeçari sulmoi me thikë qytetarë e policë e më pas i hodhi benzinë vetes
Vajza ka lindur në Mal të Zi dhe jeton në Graz, por nuk ka nënshtetësi austriake.
Kontrolli i shtëpisë është bërë me urdhër të prokurorit publik në Graz, ku në vend janë gjetur armët e ftohta dhe rroba, më pas vajza është arrestuar.
Gjatë marrjes në pyetje, vajza nuk pranoi se çfarë po planifikonte. Në seancë morën pjesë prindërit të cilët dyshohet se nuk dinin për planet e saj.
-
Dënohet me 15 vjet burgim 21-vjeçari që planifikoi sulmin në koncertin e Taylor Swiftit
-
I dyshuari që u ekstradua nga Gjermania në Kosovë kishte planifikuar vrasje për hakmarrje
-
I akuzuari pranon se planifikoi sulm terrorist në koncertin e Taylor Swiftit në Vjenë
-
Gjermania arreston një të dyshuar për planifikim të sulmeve terroriste