Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Wenbanyama me rekord të veçantë në NBA

Wembanyana

Rekordi nga Victor Wembanyama nuk i mjaftoi San Antonio Spursit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të konferencës në plejofin e NBA-së ndaj Minnesota Timberwolves. 

Wembanyama bëri plot 12 bllokada, që është rekord për plejofin e NBA-së, por Minnesota mposhti San Antonion me rezultat 104:102.

Lojtari më i mirë mbrojtës i vitit shtoi edhe 11 pikë e 15 kërcime, duke u bërë basketbollisti i tretë me “triple-double”, ku përfshihen bllokimet, që kur liga filloi të llogarisë bllokadat në edicionin 1973/74.

“Duhet të jemi më të mirë”, tha Wembanyama pas ndeshjes.