Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Wembanyama gabon në fund, Knicks marrin kontrollin e finales

Victor Wembanyama

New York Knicks ka hedhur një hap të madh drejt titullit kampion të NBA-së, pasi fitoi me rezultat të ngushtë 105:104 ndaj San Antonio Spurs në ndeshjen e dytë të serisë finale, duke krijuar epërsi 2-0. Të dyja ndeshjet i fitoi në terren mysafir.

Spurs ishin shumë pranë barazimit të serisë para tifozëve të tyre, por momentet vendimtare i takuan mysafirëve. Me ndeshjen në balancë deri në sekondat e fundit, ylli i Spurs, Victor Wembanyama, gaboi në pasim dhe u detyrua ta faullonte yllin e Knicks, Jalen Brunson.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Brunson shënoi një nga dy gjuajtjet e lira, që i mjaftuan Knicksit për fitoren e dytë.

Në aksionin e fundit, ishte sërish qendra franceze Wembanyama që nuk arriti të konkretizonte.

Knicks janë vetëm dy fitore larg kurorës së NBA-së. Dy ndeshjet e radhës i luan në shtëpi.

VIDEO: