Vëllaznimi i Gjakovës kishte epërsi prej katër pikësh ndaj Golden Eagle Yllit të Suharekës në fillim të çerekut të katërt, 59:55.
Por në vijim të periudhës vendimtare të gjysmëfinales së parë të Ligës Unike, suharekasit ishin për pjesën më të madhe në epërsi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë minutë e 17 sekonda para fundit, Golden Eagle Ylli ishte në epërsi 75:74 ndaj Vëllaznimit, në ndeshjen që u zhvillua të mërkurën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Por nuk e ruajti epërsinë deri në fund dhe u eliminua nga turneu “Final 4” i Ligës Unike pasi u mposht 76:75.
Sfida u vendos në sekondat e fundit.
Kapiteni Artin Gashi e Jan Palokaj bën disa gabime në momentet vendimtare.
Dhe pesë sekonda para fundit Jason Jitoboh shënoi dypikësh për 76:75 për ta dërguar Vëllaznimin në finalen që zhvillohet të enjten nga ora 20:00.
Tentimin e fundit për Yllin e pati qendra Lis Shoshi nga vija për tri pikë, por nuk ishte i saktë.
Jitoboh e mbylli ndeshjen me 17 pikë, shtatë kërcime e tri asistime, kurse statistikat më të mira i kishte Trey Anderson me 23 pikë, shtatë kërcime e dy asistime.
Shoshi ishte më i miri tek Ylli me dyshifror të dyfishtë prej 17 pikësh e 14 kërcimesh.
Vëllaznimi luan në finale me fituesin e ndeshjes Sigal Prishtina – Besëlidhja. Ylli do të ballafaqohet për vend të tretë me humbësin e këtij dueli.