Turqia është gjysmëfinalistja e parë e Eurobasketit.
Në çerekfinale, të martën pasdite në Riga të Letonisë, Turqia fitoi 91:77 ndaj Polonisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAlperen Shengun shkëlqeu sërish te Turqia. Ai realizoi “triple-double” prej 19 pikëve, 12 kërcimeve e 10 asistimeve.
Shengun është bërë më i riu në histori të Eurobasketit që ka realizuar dyshifror të trefishtë.
Basketbollisti i gjatë 211 centimetra është 23-vjeçar.
Kenan Sipahi e ndihmoi fitoren e Turqisë me 11 pikë e katër asistime. Erxhan Osmani i realizoi 10 pikë, pesë kërcime e tri asistime.
10 pikë i kishte edhe Cedi Osman, ndërsa nga 13 i shënuan Shane Larkin e Sehmus Hazer.