Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Trepça siguron qendrën amerikane me pasaportë të Kosovës

Shawn Jones

Kampionia në fuqi e Kosovës në basketboll, Trepça, ka siguruar përforcim të rëndësishëm për edicionin e ardhshëm. 

Të hënën në mesnatë, Trepça ka njoftuar se ka firmosur me qendrën amerikane, Shawn Jones. Jones ka pasaportë të Kosovës dhe ka luajtur për Kosovën në të kaluarën. Dhe llogaritet lojtar vendor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

33-vjeçari është i gjatë 203 centimetra, ndërsa vlerësohet për kontributin që jep në afërsi të koshit. Së fundi luajti në Venezuelë. Ka bërë karrierë edhe në Poloni, Slloveni, Izrael, Itali, Spanjë, Kroaci e SHBA. Ka luajtur për skuadra të njohura në këto vende dhe ka fituar trofe.

Vitin e kaluar ishte kampion i Sllovenisë me Olimpijan. Ka fituar edhe dy Kupa të Polonisë, një Kupë të Sllovenisë, një Kupë të Izraelit.

Jones e ka pranuar pasaportën e Kosovës në qershor të vitit 2016. Për Kosovën luajti për herë të parë në vitin 2018. 

Jones është përforcimi i parë i mitrovicave për edicionin e ri.