Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Trepça e nis ndaj Yllit mbrojtjen e titullit

KB Trepça

Trepça e luan të mërkurën mbrëma ndeshjen e parë në edicionin 2024/2025 në Superligën e Kosovës në basketboll. Trepça është kampione në fuqi, ndërsa nuk ka luajtur ende në kampionat për shkak të angazhimeve në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Në Ligën e Kampionëve fitoi ndaj Keravnosit qipriot, por më pas humbi nga Nymburku çek në gjysmëfinale të turneut kualifikues. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Para se të udhëtonte në Turqi për ndeshjet e Championsit, Trepça e fitoi Superkupën e Kosovës, në të cilën garë nuk hasi shumë rezistencë.

Dhe të mërkurën prej orës 19:00 në palestrën “Minatori”, mitrovicasit nisin mbrojtjen e titullit të kampionit. 

Trepça e luan ndeshjen e xhiros së dytë ndaj Golden Eagle Yllit. Me Yllin u përball edhe në finale të plejofit në edicionin e kaluar, ndërsa seria ishte shumë interesante. Festa megjitha ishte për mitrovicasit, që në edicionin e kaluar i mblodhën gjithë trofetë. 

Ylli i Suharekës në xhiron e parë fitoi 74:67 ndaj Borës, skuadrës debutuese në Superligë.
Në kuadër të xhiros së dytë tashmë janë luajtur ndeshjet Sigal Prishtina – Bora dhe Bashkimi – Vëllaznimi. Fitore shënuan Prishtina e Bashkimi. Ndeshja mes Pejës e Proton Cable Prizrenit është shtyrë për shkak të paraqitjes së ekipit pejan në FIBA Europe Cup.