Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Tifozët serbë shfaqin flamujt e panot anti-Kosovë në Berlin

Ndeshja Alba Berlin - Partizani

Foto: KOHA

Në ndeshjen e xhiros së 15-të të “Euroleagues” në basketboll ndërmjet Alba Berlinit dhe Partizanit të Beogradit, janë shfaqur sërish flamujt e panot anti-Kosovë.

Huliganët e skuadrës nga kryeqendra serbe kanë shfaqur flamujt e Serbisë mbi hartën e Kosovës, ndërsa në pano shkruhet “Kosova është Serbi”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndeshja Alba Berlin – Partizan është duke u zhvilluar.

Çerekun e parë e ka fituar skuadra serbe, 30:28.

“Euroleague” të mërkurën pasdite e gjobiti skuadrën serbe me 34 mijë euro për shkak të trazirave që kanë shkaktuar ata në xhiron e 14-të, në ndeshjen ndaj Panathinaikosit të Athinës.