Basketboll

Shkëlqimi i Donçiqit s’i mjafton Sllovenisë

Luka Donçiq

Luka Donçiq ka realizuar 34 pikë, 9 asistime e 5 topa të vjedhur, por Sllovenia është mposhtur nga Polonia me rezultatin 105:95 të enjten mbrëma në ndeshjen e saj të parë në “Eurobasket 2025”. 

Donçiq është bërë basketbollisti i parë në histori të Eurobasketit që ka realizuar në një ndeshje 30 e më tepër pikë, 5 e më tepër asistime dhe 5 e më tepër topa të vjedhur. 

Jordan Loyd ishte më efikasi te Polonia me 32 pikë. 

Sllovenia e Polonia gjenden në Grupin D. Në këtë grup janë edhe Franca, Izraeli, Islanda dhe Belgjika. 

Në ndeshjet tjera të këtij grupi të zhvilluara të enjten, Izraeli e mposhti Islandën me rezultatin 83:71 dhe Franca fitoi thellë ndaj Belgjikës me rezultatin 92:64.