Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Rahoveci 029 shtyn Vëllaznimin drejt Ligës së Parë

J’von McCormick

Rahoveci 029 e ka fituar ndeshjen thuajse vendimtare në garën për mbetje në Superligën e Kosovës në basketboll.

Në kuadër të xhiros së 26-të, të shtunën mbrëma në Gjakovë, Rahoveci 029 e mposhti Vëllaznimin vendas me rezultat 67:63.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vëllaznimi tani bie në vendin e fundit me 34 pikë. Rahoveci 029 del në vendin e shtatë me 35 pikë.

Gjakovarët e kanë fituar çerekun e parë me rezultat 17:11, kurse çereku i dytë ishte i barabartë.

“Vreshtarët” reaguan në çerekun e tretë, të cilin e fituan 22:14. Dhe ia dolën ta mbajnë epërsinë gjithë çerekun e katërt për hap gjigant drejt mbetjes në Superligë.

Bardh Rexha udhëhoqi Rahovecin 029 me 15 pikë e tri kërcime. Nga 15 pikë i kishin edhe Kentrell Pulian e J’von McCormick. Pullian i shtoi edhe tetë kërcime e pesë topa të rrëmbyer, por i kishte edhe gjashtë topa të humbur. Adonis Thomas e ndihmoi fitoren me 10 pikë, katër kërcime e katër asistime.

Andrew Gordon ishte më i miri te Vëllaznimi me 15 pikë e nëntë kërcime. Ziggy Reid i kishte 13 pikë e nëntë kërcime.

Në xhiron e parafundit Rahoveci 029 e pret Trepçën, kurse Vëllaznimi luan në udhëtim ndaj Sigal Prishtinës. Në xhiron e fundit Vëllaznimi e pret Pejën, kurse Rahoveci 029 luan në Suharekë ndaj Golden Eagle Yllit.