Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Prishtina ndahet me Bilgen, Sylejmani drejton skuadrën

Albert Sylejmani

Albert Sylejmani

Murat Bilge s’është më trajner i klubit të basketbollit Prishtina. Skuadra kryeqytetase tani do të udhëhiqet nga Albert Sylejmani, që deri tash ishte ndihmëstrajner.

Lajmi u bë i ditur nga Prishtina në Facebook.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndryshimi vjen pas humbjes së thellë të Prishtinës në Pejë, në xhiron e 26-të. Peja fitoi me rezultat 100:70.

Tek kanë mbetur edhe dy xhiro deri në play-off, Prishtina është e treta në tabelë me 42 pikë. Bashkimi i prin tabelës me 44, ndërsa Trepça është e dyta me 43. Peja e ndjek Prishtinën e 40 pikë.