Një mbrëmje jo të mirë për skuadrat kosovare të basketbollit e kompletoi Peja.
Skuadra pejane pësoi 98:83 nga Dubrava në Kroaci, në kuadër të ligës ndërkombëtare ENBL.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër Pejën ishte ndeshja e dytë në “European North Basketball League” dhe humbja e dytë po ashtu.
Skuadra kroate ishte tri pikë para pas çerekut të parë, ndërsa rriti epërsinë edhe për shtatë pikë të tjera në çerekun e dytë.
Peja u kthye fuqishëm në çerekun e tretë, të cilin e fitoi 26:15. Kështu rezultati pas 30 minutave lojë ishte 66:65 për pejanët. Por në çerekun e katërt Dubrava dominoi plotësisht, 33:17, për fitore bindëse.
Cesare Edwards ishte më efikasi te Peja me 17 pikë. Ai i kishte edhe 11 kërcime.
Nga 16 pikë i shënuan Tajh Green dhe Jordan Johnson. 14 pikë i kishte Tyron Flatten.