Basketbollistet e Kosovës U18 janë mposhtur edhe në ndeshjen për plasman në Kampionatin Evropian të Divizionit B në Lituani.
Kosova garon për plasman përfundimtar prej pozitës 17 deri në 21. 21 përfaqësuese janë gjithsej.
Dhe të premten në mëngjes, basketbollistet e reja kosovare pësuan 78:66 nga Norvegjia.
Kosova U18 e fitoi çerekun e parë 19:18, por në të dytin pësoi 17:8. Kjo në fund ishte vendimtare.
Çereku i tretë përfundoi 23:21 për Norvegjinë, ndërsa i katërti 20:18 po për norvegjezet.
Malvina Haziri i shënoi 28 pikë për Kosovën, por kishte edhe goxha gjuajtje të humbura. I shtoi edhe katër asistime.
Tia Tuhina i realizoi 12 pikë e pesë kërcime, ndërsa Gerta Hoti i kishte 12 pikë.
Kosova U18 i humbi të gjitha pesë ndeshjet në Grupin C dhe tani e pësoi humbjen e gjashtë. Norvegjia në grup i humbi të gjitha katër ndeshjet por tani e ka një fitore.