Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

KBF Peja 03 mposhtet sërish në “FIBA Eurocup Women”

KBF Peja

Pas fitores historike në debutim në “FIBA Eurocup Women” ndaj Levhartice Chomutov të Çekisë, Basketbollistet e Peja 03 e kanë pësuar humbjen e dytë rresht. 

Të mërkurën mbrëma në “Speiterlinghalle” në Gjermani, KBF Peja u mposht nga skuadra Rutronik Stars Keltern, 93:57. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vendëset e konfirmuan në çerekun e parë se nuk do të kenë telashe për të marrë fitoren nga ky ballafaqim. Dhe fituan me 35 pikë dallim. 

Periudha e parë u mbyll 35:9 në të mirë të skuadrës nikoqire, ndërsa çereku i dytë u mbyll 16:14. 

Pjesa e dytë nisi me 28 pikë epërsi për Rutronikun, që deri në fund e administroi mirë lojën dhe nuk lejoi befasi. 

18:10 u mbyll periudha e tretë, kurse KBF Peja e fitoi dhjetë minutëshin e fundit, 24:23. 

Dazia Lawrence ishte më e mira te skuadra pejane në statistika. Ajo i shënoi 14 pikë, dy kërcime e tri asistime. 

Kirsty Brown pati 11 pikë, katër kërcime e një asistim, ndërsa kurse Adrienne Williams Godbold i pati 10 pikë, gjashtë kërcime e dy asistime. Nga basketbollistet vendore, pesë pikë i pati Diedona Halitaj, katër i shënoi Arbnore Përquku, kurse Enisa Kamerolli i realizoi dy pikë. 

Zaay Green ishte e pandalshme te skuadra gjermane me 15 pikë, 14 kërcime e tri asistime. 

Më 16 tetor, KBF Peja kishte pësuar disfatë edhe nga skuadra nga Lituania, 85:69.

Të mërkurën më 29 tetor, KBF Peja 03 në kuadër të Grupit F luan ndaj Levhartice Chomutovit nga ora 19:00, në palestrën “Karagaçi” në Pejë.