Kampionia dhe fituesja në fuqi e Kupës së Kosovës në basketboll, ashtu siç pritej, ka avancuar në gjysmëfinale të garës.
Të mërkurën në ndeshjen kthyese, që po ashtu u zhvillua në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, Trepça fitoi ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultatin 95:61.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja e parë në Prizren ishte mbyllur 91:73 në të mirë të “xehetarëve”.
Dueli kthyes u desh të zhvillohej në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, por për shkak të punimeve në parket, edhe ky ballafaqim u zhvillua në Prizren.
Trepça e dominoi ndeshjen dhe i fitoi të katër çerekët, 16:10, 21:17, 33:15 dhe 25:19, për të triumfuar në fund me 34 pikë dallim.
Dardan Kapiti kontribuoi në fitore me 10 pikë, 11 kërcime e një asistim, ndërsa Erion Kastrati pati 14 pikë, tri kërcime e dy asistime.
Me 14 pikë ndeshjen e mbylli edhe Mikaile Tmushiq.
Darryl Jordan te Prizreni i kishte 16 pikë e 9 kërcime, kurse Edmond Kryeziu pati 12 pikë, katër kërcime e dy asistime.