LeBron James ka realizuar një dyshifror të trefishtë ndërsa LA Lakers triumfoi të shtunën mbrëma ndaj Sacramento Kings me rezultatin 131:127. Për Lakersin është fitorja e tretë nga po aq ndeshje në stinorin e ri të NBA-së.
James 39-vjeçar realizoi 32 pikë, 14 kërcime e dhjetë asistime. Anthony Davis i realizoi 31 pikë e nëntë kërcime, ndërsa 18 pikë i shënoi Rui Hachimura.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTe Sacramento më i miri ishte Domantas Sabonis, që po ashtu realizoi dyshifror të trefishtë. Ai shënoi 29 pikë, ndërsa pati edhe 12 kërcime e dhjetë asistime.