Basketboll

Gjobitet Trepça

Trepça

Trepça fitoi titullin e Kosovës në basketboll të mërkurën mbrëma pasi mposhti  Bashkimin në “Minatorin” e stërmbushur me shikues me rezultat 82:67. Pati festë madhe nga mitrovicasit pas triumfit ndaj prizrenasve. Por Trepça nuk i ka shpëtuar gjobës. Është gjobitur me 1900 euro.

“2500 shikues përveç sharjeve në drejtim të skuadrës mysafire si dhe pati hedhje të gjësendeve të forta në fushë, të cilat mund të shkaktonin lëndime të lehta, si shkrepëse dhe shishe plastike në fushë dhe ne tribuna shpërtheu një mjet piroteknik”, shkruan në vendimin e Komisarit të Garave të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Ndërkohë Wendell Green i Bashkimit është gjobitur me 300 euro për sjellje josportive.