Trepça e ka shënuar fitoren e 19-të rresht në Superligën e Kosovës në basketboll.
Të shtunën pasdite, skuadra mitrovicase fitoi në “Mizahir Isma” ndaj Rahovecit 029 me rezultat 97:84.
Vendasit ishin në epërsi në fund të çerekut të parë dhe të dytë. Pas 30 minutave lojë rezultati ishte barabartë, por “xehetarët” shpërthyen në çerekun e fundit për ta fituar ndeshjen e xhiros së parafundit, përkatësisht të 27-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Sek Henry me 20 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime dhe Drilon Hajrizi me 18 pikë, 10 kërcime e pesë asistime u dalluan te Trepça.
J’von McCormick ishte më i miri te rahoveci 029 me 20 pikë, nëntë asistime e tetë kërcime. 22 pikë, pesë kërcime e tri asistime i kishte Kentrell Pullian.
Edhe
Trepça në çerekun e katërt siguron fitoren ndaj Rahovecit 029
Trepça është lidere me 51 pikë. Ka 24 fitore e tri humbje.
Rahoveci 029 ka bilanc prej nëntë fitore e 18 humbje.