Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Finalja e plejofit, ndeshja e parë në “Minatori”

kb trepca

Seria e finaleve të plejofit të elitës së basketbollit kosovar mes Trepçës dhe Bashkimit, do të nis të dielën mbrëma në palestrën “Minatori” në Mitrovicë. 

Ndeshjet e finaleve do të luhen të dielën dhe të mërkurën, nga ora 19:30. 

Skuadra që i shënon katër fitore do të shpallet kampion i edicionit aktual. 

Të dyja skuadrat luajtën në finale edhe në sezonin e kaluar. Trepça e fitoi serinë finale me rezultatin 4:2. 

Në gjysmëfinale, Trepça e eliminoi Pejën, derisa Bashkimi fitoi ndaj Borës. 

Edhe Fitore dramatike e Trepçës në “Minatori” Basketboll 2 muaj më parë Fitore dramatike e Trepçës në “Minatori”

Mitrovicasit kanë dominuar në basketbollin kosovar në vitet e fundit dhe vlerësohen favorit. 

Stinorin e rregullt, Trepça e mbylli në vendin e parë dhe do të jetë vendëse edhe në ndeshjen e shtatë eventuale. Bashkimi e përfundoi stinorin e rregullt në pozitën e dytë.