Basketboll

Cousins, përforcimi i radhës i Bashkimit

Isaiah Cousins

Amerikani Isaiah Cousins është përforcimi më i ri i klubit të basketbollit, Bashkimi.

Klubi prizrenas ka njoftuar të martën për transferimin e Cousinsit. Ai pritet të japë kontribut të madh për Bashkimin në edicionin 2025/26. 31-vjeçari ka përvojë në basketbollin evropian.

Së fundi është paraqitur te skuadra e Inter Bratislavas në Sllovaki. Në të kaluarën ka luajtur për skuadra si Hapoel Hafia, Maine Celtics, Maccabi Rishon LeZion e Aris Thessaloniki.

Bashkimi ka firmosur edhe me De’Quon Lake, Jeremiah Bailey e Kyan Anderson.

Po ashtu skuadra prizrenase muajin e kaluar e ka prezantuar edhe trajnerin nga Mali i Zi, Igor Jovoviq.