Basketboll

Bora transferon Amin Hotin

Amin Hot

Fundori me përvojë, Amin Hot, është përforcim i madh i Borës për edicionin e ri në Superligën e Kosovës në basketboll.

Klubi prishtinas të hënën njoftoi për transferimin e Hotit, që ka paraqitje me përfaqësuesen e Kosovës. Hot së fundi ishte te Peja, ndërsa më herët ka pasur periudhë shumë të suksesshme te Trepça. 

33-vjeçari është nga Rozhaja, ndërsa ka luajtur edhe në Bosnjë-Hercegovinë, Mal të Zi, Greqi, Qipro, Bullgari, Hungari e Sllovaki.

Bora për herë të dytë do të luajë në Superligë, ndërsa tashmë ka transferuar edhe Shaquan Julesin, Olsi Kurtajn, Kobe Langleyn, Tyson Jacksonin e Rron Ukajn.

Trajner i ri i Borës është bullgari me përvojë, Lubomir Minchev, ish-trajner i Trepçës.