Basketbollistet e Kosovës U18 e kanë nisur me humbje paraqitjen në Kampionatin Evropian të Divizionit B.
Të premten paradite në Vilnius të Lituanisë, Kosova u mposht nga Ukraina me rezultatin 62:51. Por paraqitja ishte solide dhe shpresëdhënëse për vazhdim të kampionatit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoÇereku i parë ishte i barabartë dhe përfundoi 17:16 për Ukrainën U18. Dallimi u bë në çerekun e dytë, që përfundoi 25:11 për ukainaset. 13:12 për Ukrainën ishte rezultati i çerekut të tretë, ndërsa të katërtin Kosova U18 e fitoi me rezultat 12:7.
Malvina Haziri u dallua te Kosova me 21 pikë e katër kërcime.
Kosova U18 është në Grupin C, ndërsa ndeshjen e radhës e ka të shtunën nga ora 17:00. Përballet me Lituaninë. Më pas basketbollistet e reja të Kosovës luajnë me Islandën, Bosnjë-Hercegovinën dhe Azerbajxhanin.