Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Bashkimi fiton në Prizren, i afrohet finales

Bashkimi

Bashkimi i është afruar finales së plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll. 

Të mërkurën mbrëma në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, Bashkimi e mposhti Borën në gjysmëfinalen e tretë, me rezultatin 88:73. Tani skuadra prizrenase udhëheqë 2:1 në serinë gjysmëfinale. I duhet edhe një fitore për kualifikim në finale. Ndeshja e katërt luhet të shtunën në Prishtinë, ndërsa ndeshja e pestë eventuale sërish në Prizren, pas një jave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bora e Prishtinës e nisi ndeshjen si më mirë, me seri 11:0. Çereku i parë përfundoi 23:17 në të mirë të Borës. Por lojtarët e Bashkimit u përgjigjën në çerekun e dytë, të cilin e fituan me dhjetë pikë dallim,

32:22. Kështu pas pjesës së parë rezultati ishte 49:45 në të mirë të skuadrës vendase. 

Në rënien e Borës ndikoi edhe lëndimi i kapiteni Amin Hot, që luajti vetëm shtatë minuta dhe realizoi gjashtë pikë.

Në çerekun e tretë skuadrat ishin thuajse të barabarta, 19:18. Bora nuk ndali përpjekjet për kthim as në çerekun e katërt, por pa sukses. Në fund, Bashkimi fitoi me plot 15 pikë dallim. 

Dy gjysmëfinalet ishin dukshëm më interesante. Ndeshjen e parë Bashkimi e fitoi 73:70, kurse Bora fitoi në gjysmëfinalen e dytë, 76:75.

Shanon Shorter u dallua edhe të mërkurën te Bashkimi me 23 pikë e gjashtë kërcime. Kenny Wooten i kishte 15 pikë e nëntë kërcime. Valon Bunjaku kontribuoi në fitore me 11 pikë, pesë asistime e katër kërcime. 

Te Bora më i miri ishte Jordan Dingle me 23 pikë e gjashtë kërcime. Shaquan Jules i kishte shtatë pikë, gjashtë kërcime e katër asistime.

Në gjysmëfinalen tjetër të plejofit përballen Trepça e Peja. Pas dy ndeshjeve rezultati është 1:1.

Ndeshja e tretë mes këtyre dy skuadrave zhvillohet të enjten prej orës 19:30 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Trepça e Bashkimi kaluan direkt në gjysmëfinale të plejofit, ndërsa Bora e Peja eliminuan Sigal Prishtinën e Golden Eagle Yllin.