Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Antetokounmpo kthehet me 27 pikë

Giannis Antetokounmpo

Ylli Giannis Antetokounmpo është kthyer me 27 pikë dhe ka udhëhequr Greqinë drejt fitores bindëse ndaj Gjeorgjisë, 94:53.

Ndeshja në Limasol i takoi xhiros së tretë të fazës grupore të Eurobasketi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Antetokounmpo pushoi ndaj Qipros, ndërsa ndaj Gjeorgjisë luajti 25 minuta. I realizoi 27 pikë, tetë kërcime e katër asistime.

Për Greqinë u paraqitën edhe dy vëllezërit e Giannisit, Kostas dhe Thanasis Antetokounmpo.
Greqia ka fituar tri ndeshjet e para në grup. Gjeorgjia ka një fitore e dy humbje.