Kompania japoneze e automjeteve, Toyota, ka tërhequr mbi 43 mijë automjete në Shtetet e Bashkuara për shkak të një problemi në prodhim që mund të shkaktojë dështim të motorit dhe të rrisë rrezikun e aksidenteve.
Sipas Administratës Kombëtare për Sigurinë në Trafik në Autostrada (NHTSA), tërheqja përfshin modelet jo-hibride të vitit 2024 të Toyota Tundra, raportoi "Female First".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProblemi lidhet me mbetjet e prodhimit që mund të kontaminojnë motorin dhe të dëmtojnë komponentët e brendshëm me kalimin e kohës.
Sipas njoftimit të NHTSA-së, defekti mund të shkaktojë fikje të motorit dhe humbje të fuqisë gjatë vozitjes, çka rrit rrezikun për përplasje, sidomos në shpejtësi të lartë ose në trafik të dendur.
Kompania tha se shoferët mund të vërejnë shenja paralajmëruese para se të ndodhë dështimi i plotë i motorit, përfshirë funksionim jo të rregullt ose vështirësi në ndezje.
Toyota bëri të ditur se vetëm modelet jo-hibride Tundra të vitit 2024 janë pjesë e kësaj tërheqjeje, ndërsa versionet hibride dhe modelet e tjera të markës nuk preken.
Pronarët e automjeteve të prekura pritet të marrin njoftime zyrtare deri më 6 korrik me udhëzime për hapat e mëtejmë.