Tesla ka tërhequr mbi 1.6 milionë vetura në Kinë për ta përmirësuar softuerin që paralajmëron shoferin kur bagazhi është i hapur, ka thënë rregullatori i tregut të Kinës, shkruan Euronews.
Tërheqja prek disa automjete Model S dhe Model X të importuara dhe Model 3 dhe Model Y të prodhimit vendas, të prodhuara midis 15 tetorit 2020 dhe 17 korrikut 2024.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Teslas, bagazhi mund të hapej gjatë vozitjes për shkak të një problemi me softuerë. Por nuk ka treguar nëse kjo i ka ndodhur ndonjë veture Tesla.
Prodhuesi i automjeteve elektrike me bazë në SHBA do ta rregullojë problemin përmes përmirësimit të softuerit në distancë.
Kina është treg i madh dhe bazë prodhimi për Teslan – ku konkurrenca vendase është e madhe.
Kompania raportoi rënie në të ardhurat të tremujorit të dytë muajin e kaluar, pasi shitjet ranë pavarësisht uljeve të çmimeve dhe financimit me interes të ulët.