Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Gjiganti kinez i telefonave rivalizon Teslan

Xiaomi

Prodhuesi kinez i telefonave, Xiaomi, do të lansojë veturën e parë elektrike të tij dhe do të nisë të marrë kërkesat të enjten.

Shefi ekzekutiv Lei Jun ka thënë se “Speed Ultra 7” do të kushtojë afër 70 mijë dollarë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjiganti teknologjik tani do të jetë në radhën e rivalëve të tjerë si Tesla dhe BYD.

Hyrja e Xiaomit në tregun e veturave elektrike vjen ndërsa shitjet kanë pësuar goditje në të gjithë botën duke nxitur edhe një luftë çmimesh.

Xiaomi është shitësi i tretë më i madh i telefonave në botë, raportoi BBC.

Vetura e tij e cila është reklamuar qysh vitin e kaluar, është krahasuar me modelet sportive të veturave Porsche Taycan dhe Panamera.

Xiaomi ka thënë se do të investojë 10 miliardë dollarë në biznesin e tij të veturave përgjatë 10 vjetëve.