Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Gjermanët investojnë 60 miliardë euro në automobilat elektrikë për tre vjet

Industria e automobilizmit në Gjermani do të investojë gati 60 miliardë euro në tre vjetët e ardhshëm në automobilat elektrikë dhe vozitjen autonome, ka njoftuar Asociacioni Gjerman i Industrisë së Automobilizmit (VDA). 

Rritja e numrit të automobilave elektrikë nëpër rrugë po konsiderohet qenësore për të arritur synimet e Bashkimit Evropian për të ulur nivelin e emetimit të gazrave dhe kërkon zgjerimin e infrastrukturës rimbushëse, ka bërë të ditur presidenti i VDA-së, Bernhard Mattes. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Rritja e lëvizjes elektrike po vjen në Evropë”, ka thënë Mattes, që është edhe ishshef i “Fordit” në Gjermani. “Pa të, caqet e BEsë për emetim të gazrave s’mund të arrihen deri më 2030”, ka thënë ai.

Autoprodhuesit gjermanë do të investojnë më shumë se 40 miliardë euro në lëvizjen elektrike gjatë tre vjetëve të ardhshëm, si dhe 18 miliardë euro të tjera do të investohen në digjitalizimin dhe lidhjen e ngasjes autonome, ka shpjeguar Mattes.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)