Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Fordi tërheq mbi një milion automjete nga tregu, shkak problemi me kamerën e pasme

Ford

Kompania amerikane e automjeteve Ford, ka njoftuar tërheqjen nga tregu të rreth 1.74 milionë automjeteve në Shtetet e Bashkuara për shkak të defekteve që mund të ndikojnë në funksionimin e kamerës së pasme gjatë lëvizjes në marshin mbrapa, raportoi Reuters.

Sipas autoritetit rregullator amerikan për sigurinë në rrugë (NHTSA), tërheqja përfshin dy raste të ndara që lidhen me mënyrën se si shfaqet imazhi i kamerës së pasme në ekranin e automjetit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rreth 850 mijë automjete të modeleve Ford Bronco dhe Ford Edge preken nga një problem në një modul kompjuterik që mund të mbinxehet dhe të fiket, duke bërë që imazhi i kamerës së pasme të mos shfaqet siç duhet kur automjeti vendoset në marshin prapa.

Ndërkohë, një tërheqje e dytë përfshin rreth 890 mijë automjete të modeleve Ford Escape, Ford Explorer, Lincoln Corsair dhe Lincoln Aviator. Në këto automjete, sipas NHTSA-së, imazhi në ekranin qendror mund të shfaqet i përmbysur, duke krijuar një pamje të pasaktë gjatë manovrimit në marshin prapa.