Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Cila veturë shihet më së shumti në filma?

Ford Crown Victoria

Ford Crown Victoria

Portali Carwow hulumtoi në bazat e të dhënave të filmave në botë për veturën që është shfaqur më së shumti dhe fituesi është i qartë, por i vështirë të merret me mend për pjesën më të madhe të botës.

Në shumë raste, vetura luan rolin mbështetës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Po cilat modele përdoren më së shpeshti? Një analizë e bazave të të dhënave të filmave IMDB dhe IMCDB, tregon se fitues është modeli Ford Crown Victoria, shkruan revista HAK.

Në fakt, modelet e Fordit janë shfaqur më së shpeshti në filma. Rreth 10.500 shembuj u gjetën në filma artistikë - më shumë se çdo markë tjetër e veturave. Ford Crown Victoria u shfaq në ekran gjithsej 1019 herë.

Arsyeja? Një version i këtij Fordi ishte modeli më i zakonshëm i veturave të policisë në Shtetet e Bashkuara në periudhën 1997 - 2013.

Në vend të dytë është marka Chevrolet, e ndjekur nga Mercedes-Benz, Fiat, Volkswagen, Toyota, Dodge, BMW, Cadillac dhe Jeep.

Nga markat gjermane, klasa S është më e zakonshme në filma dhe u shfaq 758 herë, bazuar në të dhënat e ofruara. BMW Seria 5 është në vendin e dytë me 650 paraqitje filmike dhe në vendin e tretë është BMW Seria 3 me 642 paraqitje.