Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zyra për mbrojtje dhe ndihmë të viktimave për një javë trajtoi 50 raste të dhunës në familje

Dhunë në familje

FOTO: Ilustrim

Zyra për mbrojtje dhe ndihmë të viktimave, gjatë javës që shkoi, ka trajtuar gjithsej 58 raste, ku pjesa më e madhe, 50 prej tyre, kanë qenë të lidhura me dhunën në familje. 

Përveç kësaj, janë trajtuar edhe 3 raste dhunimi, 1 rast sulm seksual, 1 ngacmimi seksual, një tentativë vrasjeje, dhe një rast shkelje e urdhrit të mbrojtjes. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndër të tjera është trajtuar edhe një bashkëjetesë nën moshën 16 vjeç.

Kjo zyrë, ka informuar se 8 raste i ka referuar në qendrën për punë sociale.