Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka vlerësuar se shkarkimi i ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, pengon reformën e vazhdueshme dhe të domosdoshme të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Në reagimin e Zyrës së BE-së në Kosovë tutje thuhet se ky vendim shpërfill edhe parimet e sundimit të ligjit dhe detyrimin ndaj qytetarëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Vendimi gjithashtu minon përparimin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së”, thuhet më tej në njoftim.
Në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës është marrë vendim për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, një ditë pasi u intervistua nga Prokuroria Speciale si dëshmitar për masakrën e Reçakut.
Vendimi është marrë me 5 vota për.
Në vendin e tij është emëruar prokurori Agron Qalaj.
Kelmendi dje u intervistua nga Prokuroria Speciale si dëshmitar për masakrën e Reçakut. Ai demantoi raportimet se ka qenë bashkëpunëtor i gjyqtares hetuese të rastit të Reçakut, Danica Marinkoviq.