Ministria e Infrastrukturës ende nuk ka konstatuar nëse ka pasur vonesa në kryerjen e punimeve nga “Bechtel&Enka” për autostradën Prishtinë-Hani i Elezit.
Edhe pse kishin kundërshtuar raportimin e gazetës dhe të shoqërisë civile se aneks-kontrata parasheh që punimet të përfundojnë më 1 qershor, përfaqësues të kësaj ministrie kanë thënë se ky konstatim do të bëhet pas rikapitulimit të kontratës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKontrata për rrugën 6 dhe ndërtimin e projektit të autostradës Prishtinë-Hani i Elezit ishte lidhur më 1 korrik 2014 ndërmjet MI-së dhe “Bechtel&Enka”. Vetëm 18 ditë pas formimit të Qeverisë, më 27 shtator 2017, ministri Pal Lekaj kishte nënshkruar marrëveshjen për zgjatjen e afatit të kontratës, por duke lënë të paadresuara çështjet komerciale, respektivisht koston e zgjatjes së afatit për 347 ditë.
Ndërsa në nëntor 2017, “Bechtel&Enka” nga 14.78 milionë euro, që kërkonte për dëme të shkaktuara nga vonesat, këtë shumë e kishte ngritur në 63 milionë euro. Ndërsa më 5 shtator 2018, ministri Pal Lekaj dhe “Bechtel&Enka” kishin nënshkruar aneks-kontratën e tretë prej 53 milionë eurosh, duke e ndryshuar vlerën e përgjithshme të kontratës nga 608.348.430 euro në 661.448.430 euro.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)