Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zogaj: LDK-ja do të propozojë tri masa për uljen e çmimit të naftës

alban zogaj

Alban Zogaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka thënë se si parti besojnë që janë tri masa që duhet të merren me urgjencë nga Qeveria pas rritjes së çmimit të naftës. 

“Një masë është ulja apo heqja e akcizës në naftë, masa e dytë është ulja a po heqja e tërësishme e përkohshme e TVSH-së në derivate, kryesisht në naftë dhe masa e tretë është subvencionimi direkt”, është shprehur Zogaj në emisionin “Konfront” në KTV. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka thënë se nëse nuk ndërmerren dy masat e para, atëherë mund të merret masa e tretë, në mënyrë që të ndihmohen ata që janë prekur më se shumti nga rritja e çmimit të naftës. 

“Për shembull, pajtohemi me një grup të kolegëve që thonë se nuk bën të preken elementet e politikës fiskale, sepse e kemi vështirë të kthehemi. Në rregull, a po mbledh të hyra përmes akcizës dhe TVSH-së e ato po vinë në kuletën e shtetit, në thesar, po, atëherë merri ato mjete dhe shpërndaj prapë tek ata që po goditen më së shumti nga kjo krizë inflacionare ekonomike, merri dhe shpërndaji në foorëm të subvencionit”, ka deklaruar Zogaj. 

Sipas tij duhet të subvencionohen bujqit, firmat prodhuese dhe konsumatorët e mëdhenjtë të naftës.

Zogaj ka thënë se me një analizë të thjeshtë mund të gjenden se kush janë konsumatorët më të mëdhenjtë.

“Mund të dihet përmes parave dhe fondeve që i ke mbledhur me taksa. Ajo është vetëm kthim te ta edhe ndihmesë, sepse taksat i paguajnë të mëdhenjtë”, ka theksuar Zogaj.


Aliu: Ulja e TVSH-së nuk nënkupton zbritje të çmimeve

Profesori i ekonomisë Florin Aliu ka thënë se nafta dhe shumë asete tjera të komoditetit, i nënshtrohen lëvizjeve brenda sekondave e minutave. Ai ka thënë se në to ka më pak spekulime, pasi reflektohet gjendja reale në botë. 

Sa i përket kërkesave për ulje të TVSH-së dhe heqje të akcizës për produktet e karburantit në mënyrë që të kontrollohet çmimi, Aliu ka thënë se nuk beson se jep efekt. 

“Unë e shoh këtë problem. Sepse ulja e TVSH-së nuk nënkupton imponim për çmimin. Ti sot e ul TVSH-në, por a mundesh nesër në treg t’ua caktosh operatorëve çmimin? Kjo industri në Kosovë i ka diku mbi 500 pompa benzinës, por janë rreth 10 operatorë e 4 prej tyre janë dominues. Çmimet janë shumë të përafruara, që nënkupton ose marrëveshje të fshehta ose konkurrencë e lirë. Atëherë çdo taksë që ulet në konkurrencë të lirë, e kemi rastin e vitit 2016 kur e ulën TVSH-në në produkte bazë dhe s’pati efekt në çmim”, tha Aliu në “Konfront” të KTV-së.

Ai tha se është në rregull të ulet TVSH, por pa kontrollim të çmimit jep zero efekt.

 


Ahmeti: Mosgatishmëri e Qeverisë për të ndihmuar

Drejtorit i Odës së Afarizmit, Kushtrim Ahmeti, ka thënë se Qeveria nuk ka shprehur gatishmëri për ta trajtuar krizën me çmimin e naftës në vend.

Ai e ka kritikuar Qeverinë se është dashur t’i ftojë bizneset në takim lidhur me situatën ekonomike.

Ndikimi që kanë derivatet janë shumë sektorë. Përpos funksionimit të këtyre trupave inspektues, e ke sot një Autoritet të Konkurrencës që nuk është funksional, edhe ai është spektator. Po dalin, por nuk po marrin vendime sepse nuk kanë si me marrë, nuk kanë bord. Mosgatishmëri është kjo, deri sot asnjë shoqatë e bizneseve nuk është thirrë në takim që duhet të thirret sepse vendet e rajonit i kanë thirrë dhe janë konsultuar. Kemi kërkuar takim, nuk jemi thirrë asnjëherë”, ka thënë Ahmeti duke e cilësuar këtë si shqetësuese.


Zogaj: Qeveria s'ka bërë asgjë, 40% e çmimit të naftës shkon në arkën e shtetit

Alban Zogaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka kritikuar Qeverinë për situatën aktuale në vend me rritjen e çmimit të naftës. Ai ka theksuar se Qeveria nuk ka bërë asgjë për uljen e çmimit. 

Zogaj ka thënë se LDK-ja ka kërkuar që tema e naftës të diskutohet në Kuvend dhe nga aty të dalin rekomandime për Qeverinë që të merren masa. 

“Ajo që kemi parë është që Qeveria nuk është duke marrë as një masë për ta zbutur këtë problematikë. Qeveria jonë është duke abstenuar nga kjo temë. E vetmja masë është tavani i çmimeve që e rregullon pjesën e profitit të kompanive që merren me tregtim të naftës, por nuk e ndihmon pjesën e konsumatorit dhe firma ve prodhuese të mëdha që e përdorin naftën për prodhim të produkteve të tyre”, ka thënë ai në Konfront. 

Më tej, Zogaj shtoi se Qeveria mund të heqë përkohësisht ose të ulë akcizën.  

“Çmimi final i litrit të naftës përbëhet nga çmimi që vjen nga importi, pastaj në vend këtu i shtohet akciza prej 35 cent për litër që shkon direkt në arkën e shtetit, dhe pastaj i shtohet edhe 18 përqindëshi i TVSH-së që prapë shkon në arkën e shtetit. Me një fjalë, diku rreth 40% e çmimit final të litrit të naftës në Kosovë është pjesë e taksave të shtetit”.