Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka deklaruar se me logjikën aktuale politike dhe bllokadën që sipas tij po vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk pret që vendi të ketë institucione të reja as pas dy jave.
“Duhet shfrytëzuar çdo moment, çdo minutë që të kemi institucione të reja. Por me këtë logjikë dhe këtë bllokadë që është evidente nga VV-ja, nuk pres që mund të ketë diçka as pas dy jave,” ka thënë Zemaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme që ndalon çdo veprim për konstituimin e Kuvendit të ri. Sipas vendimit të publikuar, masa është vendosur nga data 27 korrik deri më 8 gusht 2025, periudhë gjatë së cilës deputetëve u ndalohet të ndërmarrin çdo vendim apo veprim që lidhet me konstituimin e organeve të reja parlamentare.