Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës, Arian Zeka, ka paralajmëruar se kriza politike dhe vonesat në formimin e institucioneve po rrezikojnë investimet e huaja dhe rritjen ekonomike në Kosovë.
Ai tha se “sa herë kemi pasur ngërçe politike… kjo ka reflektuar në rritjen ekonomike”, duke përmendur vitet 2014, 2017 dhe 2019.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, edhe në vitin 2025 pati “një normë më të ulët nga ajo e parashikuar”, ndërsa pritjet janë që “një normë e tillë e ulët” të vazhdojë edhe në vitin 2026 për shkak të krizës politike.
“Historikisht, sa herë kemi pasur ngërçe politike, domethënë tejzgjatje në formimin e institucioneve, kryesisht në periudhat paszgjedhore, e kam këtu në mendje vitin 2014, vitin 2017, vitin 2019, domethënë kjo gjithmonë ka reflektuar në normën e rritjes ekonomike për atë vit të caktuar. Ngjashëm edhe vitin e kaluar, kur kishim gati një vit të bllokadës politike, deri në zgjedhjet e 28 dhjetorit patëm një normë më të ulët nga ajo e parashikuar të rritjes ekonomike, pra për vitin 2025. Uroj që jo, por megjithatë pritshmëritë janë që një normë të tillë të ulët do të kemi edhe gjatë vitit 2026, edhe kjo kryekëput për shkak të tejzgjatjes së, domethënë, krizës politike, meqenëse tashmë po bëhet fjalë për një krizë, meqenëse partitë politike e patën të pamundur të gjejnë konsensusin për zgjedhjen e presidentit ose presidentes së re të Republikës”, tha ai.
Zeka theksoi se stabiliteti institucional është kyç, duke shtuar se “investitorët e huaj kanë nevojë për institucione stabile” dhe për siguri që investimet “nuk do të cenohen nga pasiguria politike”. Ai uroi që pas zgjedhjeve të mos ketë vonesa në konstituimin e institucioneve.
Ai shtoi se mungesa e institucioneve funksionale ndikon edhe në komunikimin me investitorët, duke theksuar nevojën që ata “të kenë me kë të mund të bisedojnë”. Gjithashtu, kritikoi bllokadat nga niveli qendror ndaj projekteve komunale, veçanërisht në Prishtinë.
Pavarësisht krizave globale, ai vlerësoi se rajoni ka potencial, duke thënë se “rajonet që janë në paqe… mund ta shfrytëzojnë këtë mundësi”. Sipas tij, Kosova ka “fuqi të re dhe të edukuar punëtore” për tërheqjen e investimeve të huaja.