Zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu dhe Glauk Konjufca, kanë mbajtur konferencë për media të martën, lidhur me 1-vjetorin e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, dolën subjekti i parë.
Nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca, ka deklaruar se kryeministri Avdullah Hoti, e ka një mundësi të shkëlqyer për t’i ndihmuar popullit të Kosovës. Kjo sipas tij, është dorëheqja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Avdullah Hoti mendoj e ka një shans të shkëlqyeshëm t’i ndihmoj popullit. Kjo do të ishte të jepte dorëheqje, t’ia lëshoj rrugën popullit të Kosovës", ka deklaruar ai.
Haxhiu ka deklaruar se më 6 tetor të vitit 2019, qytetarët donin Lëvizjen Vetëvendosje në qeverisje dhe Albin Kurtin kryeministër.
“Sot janë bërë një vit nga zgjedhjet e 6 tetorit. Më 6 tetor qytetarët votuan jo thjesht për ndryshim, por për t’i dhënë fund keqqeverisjes. Qytetarët votuan për ndryshim dhe ndëshkuan politikanët e korruptuar”, ka deklaruar ajo.
Nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca, ka deklaruar se pas zgjedhjeve të 6 tetorit, në shprehje kanë ardhur interesat e partive të PAN-it. Sipas tij, qytetarët nuk i besojnë Qeverisë Hoti.
“Pas zgjedhjeve erdhën në shprehje interesat e PAN-it dhe të LDK-së, ku vullneti i qytetarëve u përmbys me qeverinë me në krye Avdullah Hotin. Qytetarët nuk i besojnë kësaj qeverie”, ka deklaruar Konjufca para mediave.