Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vendosur të mos e certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në një postim në “Instagram”, Vuçiq ka thënë se “Kurti po tenton ta eliminojë kundërshtarin e vetëm politik në Kosovë e M.”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“...Albin Kurti po përpiqet ta eliminojë kundërshtarin e vetëm politik në Kosovë e M., që është Lista Serbe. Kurti me ndihmën e aleatëve të tij dëshiron ta dëbojë popullin serb nga krahina jugore. Po ashtu pres, që në shtatë ditët e ardhshme, të vendosen sanksionet amerikane ndaj NIS-it”, ka shkruar Vuçiq.
Ai ka thënë se “qëllimi përfundimtar është kolapsi i Serbisë”.
“Serbinë nuk ia japim askujt dhe Serbia nuk ndalet! S’ka dorëzim!!” – ka shkruar Vuçiq.