Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiqi i ankohet ambasadorit rus lidhur me situatën në Kosovë

Aleksandar Vucic me Alexander Botsan-Kharchenko

Aleksandar Vuçiq dhe Alexander Botsan-Kharchenko (Foto: Tanjug)

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka diskutuar të enjten me ambasadorin rus në Serbi, Alexander Botsan-Kharchenko, ku temë ka qenë Kosova dhe çështja e urës mbi lumin Ibër. 

“Temë e veçantë e diskutimit ishte situata në Kosovë e M. dhe shpreha shqetësimin e thellë për pasojat e mundshme të hapjes me forcë të urës në Ibër, si dhe aktivitetet e tjera të planifikuara nga regjimi i Prishtinës, të drejtuara kundër popullit serb në Kosovë e M.”, ka shkruar Vuçiq në profilin e tij në “Instagram”. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vuçiqi ka thënë se e ka falënderuar Rusinë “për mbështetjen e vazhdueshme diplomatike për Rezolutën 1244, si garancinë e vetme ndërkombëtare për mbijetesën e serbëve në Kosovë e M.”.