Lëvizja Vetëvendosje tha se njëri prej të arrestuarve në aksionin e së martës policor është anëtar i këtij subjekti politik, duke shtuar se është marrë vendim që i njëjti të përjashtohet.
Nëpërmjet një njoftimi në Facebook, subjekti në pushtet ka thënë se e mbështet aksionin policor kundër trafikimit të drogës, që u krye nga Policia, Prokuroria Speciale dhe në koordinim me Europolin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas këtij subjekti, nga autoritetet policore s’kanë pranuar informacion zyrtar me të dhënat personale për të arrestuarin.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! përshëndet dhe mbështet aksionin e gjerë të arrestimit të rrjetit të trafikimit të drogës të kryer këto ditë nga Policia dhe Prokuroria në kordinim me Europolin. Ne inkurajojmë secilin anëtarë, por edhe qytetarët e vendit që të sinjalizojnë çfarëdo fenomeni të tillë në Policinë e vendit. Paçka se duam të njoftojmë se si Lëvizjes VETËVENDOSJE! jo rrallë herë kemi bërë denoncime të tilla përmes anëtarëve e aktivistëve tanë. E njëjtë do të vijojmë të bëjmë. Në anën tjetër, nga mediat kuptuam se njëri prej 22 arrestuarve është aluduar si i afërt me subjektin tonë. Ndonëse nga Prokuroria apo Policia nuk kemi parë asnjë informatë zyrtare me të dhënat personale të të arrestuarve”, thuhet në njoftimin e VV-së.
Vetëvendosje shtoi se vendimi për largimin e aktivistit të partisë qëndron në fuqi deri në sqarimin dhe verifikimin e plotë “nëse bëhet fjalë për personin e njëjtë me atë të organeve të drejtësisë”.
22 persona janë arrestuar të martën në operacionin policor në katër rajone, ku u sekuestruan para, armë, vetura dhe gjëra të tjera.